Një 21-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në det nga Policia, roja i kullës dhe disa pushues në Divjakë.
Shtetasi F. M aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, dhe është jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Njoftimi i plotë:
Policia, roja i kullës dhe disa pushues, shpëtojnë një djalë nga mbytja në det.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare të plazhit, në bashkëpunim me rojën e kullës të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, kanë shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme, një djalë 21 vjeç me iniciale F. M, nga Grabjani.
Shtetasi F. M aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve. / Top Channel
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...