Tre ushtarë kroatë janë plagosur në një sulm në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë është mbajtur konferencë e jashtëzakonshme për media në të cilën ministri Damir Krstiçeviç konfirmoi se ka ndodhur sulm ndaj një automjeti të ushtrisë kroate në Kabul.
Ai konfirmoi se janë plagosur tre ushtarë ku njëri prej tyre është në rrezik jete.
“Sipas informacioneve të fundit, kemi tre ushtarë të plagosur kroatë prej të cilëve njëri pësoi lëndime të rënda trupore në kokë dhe është në rrezik jete. Dy të tjerët morën lëndime të rënda, por janë jashtë rrezikut”, tha ai.
Sipas tij, bëhet fjalë për një rast të izoluar ndërsa të gjithë pjesëtarët tjerë të kontingjentit kroat janë të sigurtë.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës