Të mbështetur nga kreu i opozitës Lulzim Basha, artistët dhe qytetarët që u përplasën gjatë ditës së sotme me forcat e rendit përpara Teatrit Kombëtar, arritën të futen brenda në godinë.
Në fillim ishin artistët dhe qytetarët që hynë brenda godinës nga fasadat anësore të saj dhe më pas edhe përfaqësuesit e opozitës. Policia e Shtetit u tërhoq për një moment duke i hapur rrugën protestuesve që mbrojnë shembjen e Teatrit Kombëtar ndërsa në një urdhër të dytë kordoni blu u rivendos në hyrje të godinës.
Qytetaret të cilët u futën në ambjentet e Tetarit Kombëtar thanë se argumenti kryesor i nxjerrë nga qeveria se godina po shembej ndaj edhe duhej rikonstruktuar, nuk qëndron./TCH
SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...