Këto janë pamjet që të ofron plazhi i Shëngjinit në këto ditë të nxehta korriku.
Mungesa e hapësirave publike mbetet ende një nga problematikat e zonës, pasi i janë dhënë për shfrytëzim biznesit privat. Pushuesit kërkojnë që të ndërhyhet nga pushteti vendor, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare që të paguajnë shezllone, çmimi i të cilit varion nga 500 lek deri në 25 euro.
Por nga ana tjetër administratori i Shëngjinit Gjokë Caci bën me dije se Shëngjini ka hapësira të mjaftueshme publike si në Ranën e Hedhur, por edhe në Kune Vain, në dy zona të largëta ku jo të gjithë kanë mundësinë për t’i frekuentuar.
Për pushuesit kjo zonë është një nga perlat e Adriatikut, duke ju referuar edhe ndryshimeve rrënjësore që ka njohur gjatë viteve të fundit./TCH
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?