AKR e gatshme për zgjedhje, kërkon nga Presidenti sa më parë t’i shpall ato

19:38 | 22 Korrik 2019
A Z

Aleanca Kosova e Re,  vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

AKR përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e gatshme për këtë sfidë dhe kërkon nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese që sa më parë t’i jepë zgjidhje kushtetuese situatës së krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit.

Aleanca Kosova e Re vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se qytetaret e Kosovës në këto rrethana, duhet të shprehin vullnetin e tyre të plotë të zgjedhim qeverinë e re.

Postimi i plotë:

Aleanca Kosova e Re vlerëson se me situatën e fundit në Kosovë me dorëheqjen e Kryeministrit, është krijuar një momentum i ri politik i cili duhet të trajtohet me një përkushtim serioz nga të gjitha palet në menyrë që vendit ti garantohet një perspektivë e qëndrueshme demokratike.

Aleanca Kosova e Re vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se qytetaret e Kosovës në këto rrethana, duhet të shprehin vullnetin e tyre të plotë të zgjedhim qeverinë e re e cila do të udhëheqë me vendin nën respektim të ligjit dhe vlerave demokratike dhe të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe integrime gjithëpërfshirese të vendit tonë.

Aleanca Kosova e Re është e gatshme për këtë sfidë dhe kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese që sa më parë ti jep zgjidhje kushtetuese situatës së krijuar pas dorëheqjes së Kryeministrit.

Aleanca Kosova e Re është e përkushtuar që të angazhohet për institucione të qëndrueshme dhe demokratike dhe do të japë kontributin e vet në të gjitha proceset me rendësi për Kosovën drejt paqes dhe stabilitetit në vend”, thuhet në kumtesën e AKR.

 

Shpërndaje në rrjete sociale