Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje financimi për Komunën e Rahovecit me Fatmir Matoshi, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas kësaj marrëveshjeje, do të financohet projekti i rregullimit të shtratit të lumit nga Hoça e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac e deri në Krushë të Madhe!
Gjatësia e trajtimit të shtratit të lumit është 7,600 metra, ndërsa me këtë projekt synohet të zgjidhet problemi i vërshimeve, trajtimi i ujërave të zeza (kolektori) si dhe rregullimi i mjedisit përgjatë shtratit të lumit.
Veç tjerash, në këtë projekt të cilin e ka hartuar Komuna e Rahovecit, parashihen edhe urat, stazat për ecje si dhe ndriçimi në pjesët e banuara.
Ministria për sivjet i ka ndarë 150,000 € për këtë projekt, ndërsa nga ministri Matoshi kemi marrë zotimin se do të planifikohet buxhet edhe për vitin tjetër me qëllim që ky projekt i rëndësishëm në fushën e mjedisit të përfundohet. /arbresh.info/


Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri