Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, znj. Alexandra Papadopoulou.
Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri ka vlerësuar lartë mbështetjen që ka ofruar misioni EULEX dhe shefja e këtij misioni, znj. Papadopoulou duke krijuar një partneritet të ngushtë në perspektivën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
“Ka qenë një periudhë vendimtare për shkak të përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX dhe kalimit të gjitha kompetencave në duart e institucioneve vendore, tranzicion ky për të cilin kemi pasur mbështetjen e plotë të zonjës Papadopoulou” ka vlerësuar Ministri Tahiri.
Ministri Tahiri theksoi se institucioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të bashkëpunojë me misionin e EULEX në rolin këshillëdhënës dhe monitorues, me qëllim të fuqizimit të sundimin e ligjit dhe zbatimit të reformave që janë ndërmarrë, përfshirë masat e agjendës “Drejtësia 2020”.
Në anën tjetër, znj. Papadopoulou është shprehur se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë gjatë mandatit të saj ka qenë i shkëlqyeshëm, duke theksuar njëkohësisht se EULEX do të vazhdon të ketë bashkëpunim të përgjegjshëm në çështjet me interes për Kosovën. /arbresh.info/

Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...