
Mandatory Credit: Photo by Greg E Mathieson Sr/MAI/Shutterstock (10310944l) Donald Trump makes remarks expanding health coverage options for small businesses and workers. President Donald Trump Press Conference, Rose Garden, Washington DC, USA - 14 Jun 2019
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të shtojë sanksionet kundër Iranit, ndërsa kritikoi sërish marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, midis Iranit dhe fuqive botërore.
“Sanksionet do të shtohen së shpejti”, tha Trump në një postim në Twitter.
Vitin e kaluar, Trump e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, me të cilën Irani ka kufizuar programin bërthamor në këmëbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Irani ka vepruar në përputhje me marrëveshjen, por, gjatë fundjavës së kaluar, ai ka rritur pasurimin e uraniumit përtej kufijve që parasheh marrëveshja, në përpjekje për t’iu bërë presion vendeve evropiane që të gjejnë zgjidhje për sanksionet amerikane.
Trump po ashtu tha se Irani, fshehurazi, ka pasuruar uranium, por nuk solli ndonjë provë për këtë.
“Irani, për kohë të gjatë, ka pasuaruar fshehurazi (uranium), në shkelje të plotë të marrëveshjes 150 miliardë Dollarëshe”, tha mes tjerash Trump.
Me uranium të pasuruar, Irani potencialisht mund të krijojë armën bërthamore.
Trump vazhdimisht ka thënë se kushtet e marrëveshjes bërthamore nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për ta penguar Iranin nga krijimi i armës bërthamore. /REL
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit