Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish Theresa May në lidhje me mënyrën e menaxhimit të çështjes Brexit.
“Kam qenë shumë kritik mbi mënyrën se si Britania e Madhe e kryeministres Theresa May ka menaxhuar Brexit. Çfarë rrëmuje kanë krijuar ajo dhe përfaqësuesit e saj”, shkruan në Twitter presidenti amerikan.
“I thashë se si duhej të bënte, por vendosi të bënte ndryshe”, vazhdon ai.
“Lajmi i mirë është që Britania e Madhe e mrekullueshme do të ketë shumë shpejt një kryeministër të ri”, thekson Trump.
“Ndërkohë që e shijova deri në fund vizitën e mrekullueshme shtetërore, ishte mbretëresha ajo që më la më shumë përshtypje”, përfundon presidenti amerikan./atsh/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...