Arsenali ka njoftuar se portieri David Ospina i është bashkuar në formë të përhershme Napolit.
Napoli kishte opsionin prej 4 milionë euro për blerjen e Ospinas pas sezonit të kaluar në formë huazimi dhe kjo mundësi është shfrytëzuar nga skuadra italiane, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me klubin në Serie A.
30-vjeçari ka bërë 24 paraqitje gjatë sezonit 2018/19 duke mbajtur portën e pastër në tetë raste si dhe duke u rikuperuar nga një lëndim në kokë në muajin mars.
Ai ishte gjithashtu bartësi i fanellës me numër një te Kolumbia në Kupë të Amerikës deri para eliminimit në çerekfinale në ndeshjen kundër Perusë./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1146826440886931457
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...