Paris Saint Germaini ka njoftuar për nënshkrimin me mesfushorin Ander Herrera falas nga Manchester United.
Kampioni në Liga 1 ka prezantuar mesfushorin spanjoll, i cili ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Në videon e prezantimit, 29-vjeçari merr një konsolë të PlayStation dhe e transferon vetën me anë të saj në skuadrën e PSG-së.
https://twitter.com/PSG_English/status/1146825126639542272
Kalimi i tij te PSG nuk është një lëvizje befasuese për shkak se kampioni në Liga 1 aksidentalisht kishte zbuluar dje se ka siguruar shërbimet e tij.
Fanella me numër 21 me emrin e tij ishte vendosur në dyqanin online të klubit dhe vlera e saj ishte mbi 100 euro.
Herrera u largua nga United në fund të sezonit të kaluar pas dështimit për të arritur një marrëveshje për kontratë të re me “Djajtë e Kuq”.
Ai ka bërë 189 paraqitje për klubin në Old Trafford duke iu bashkuar atyre nga Athletic Bilbao në vitin 2014. Gjatë qëndrimit të tij pesë vjeçar në Angli, mesfushori ka fituar Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Evropa Ligën./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_English/status/1146825126639542272
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...