Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH – GIZ përmes grantit të financuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, organizon konferencën ‘Lokalizimi i Agjendës 2030 – Sfidat dhe mundësitë për përmbushjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm’.
Gjatë kësaj konference do të paraqiten 7 plane lokale për OZHQ të përgatitura për 7 komunat përfituese, përkatësisht komunën e Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Podujevës, Novobërdës, Deçanit dhe Vushtrrisë.
Këto dokumente do të shërbejnë si mjet udhëzues për këto komuna si dhe komunat tjera që të angazhohen për planifikimin e zhvillimin e politikave në përputhje me Agjendën 2030.
Ky forum do të shërbejë gjithashtu si një mundësi e mirë për të mësuar nga praktikat më të mira ndërkombëtare në aspektin e rolit që kanë qeveritë lokale drejt përmbushjes së 17 OZHQ-ve./Arbres.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje