Në Mars është një zonë prej 12000 kilometrash katrorë e mbushur me mijëra vullkane prej balte, pra struktura të krijuara nga ngritja e ujit nga thellësia, sedimenteve dhe gazit dhe jo nga dalja e llavës.
Të zbuluara nga një kërkim italian, i kryer nga Universiteti i Padovas dhe të përshkruar në revistën “Scientific Reports”, vullkanet janë të hershëm dhe hapin skenarë të rinj në lidhje me praninë e ujit në nëntokën e planetit të kuq.
Krijimi i vullkaneve të baltës ka ndodhur rreth 370 milionë vite më parë, në një epokë shumë të hershme për kohën gjeologjike marsiane dhe ky zbulim është mjaftueshëm për të vënë në dyshim shumë njohuri mbi planetin e kuq.
“Ky është një zbulim që vë në dyshim aktivitetin e planetit dhe hap një kapitull të ri pyetjesh në lidhje me sasinë e ujit që ka mbetur e bllokuar në thellësi të planetit”, thekson Barbara De Toffoli, e departamentit të Gjeoshkencave.
Nga ky studim dalin të dhëna që ndihmojnë në kuptimin e evolucionit të planetit dhe proceset që e kanë formësuar atë.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...