Janë bërë disa orë që nga nisja e samitit të liderëve të G20’ës, por ndërveprimet e çuditshme të njerëzve më të fuqishëm të botës po marrin vëmendjen.
Para njërës prej sesioneve të G20’ës në Osaka, presidenti amerikan Donald Trump duket të ketë bërë një bisedë të shkurtër me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, transmeton portali arbresh.info.
Pas përshëndetjes, Trump është filmuar duke i drejtuar gishtin Sanchez tek ulësja e tij para se të nisej drejt ulëses së tij. Sanchez iu bind ‘instruksionit‘ me buzëqeshje në fytyrë.
E këtë veprim të tij në Spanjë po e interpretojnë si ofendues.
El Pais, një nga gazetat më të mëdha të vendit, e përshkroi atë si “tallës”, ndërsa El Periodico e quajti atë “të shëmtuar”.
Diario Patriota, një nga mediat e njohura në internet, raportoi se Trump kishte “poshtëruar” Sanchezin dhe kujton se në një samit të NATO-s në korrikun e kaluar, ai “mezi shikoi” në fytyrën e Sanchez dhe “e detyroi veten” për t’iu përgjigjur përshëndetjes së tij./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...