E gjithë vëmendja nesër (e mërkurë) është tek boksieri ynë, Patriot Behrami, i cili do të ketë luftën më të rëndësishme në karrierë, atë që i siguron medaljen në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Boksieri ynë, 19-vjeçar, do të përballet me Lorenzo Sotomayor nga Azerbajxhani. 34-vjeçari me prejardhje nga Kuba, ka një karrierë të pasur në boks. Është medalist i argjendtë në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe medalist i artë në Lojërat0 Evropiane Baku 2015.
Fitorja e Patriotit në rrethin e parë ndaj kroatit Marko Zheljko dhe ajo në të tetën e finales ndaj italianit, Vincenzo Mangiacapre, po ashtu medalist i bronztë Olimpik Londra 2012, jep shpresë se ai mund ta mposhtë këdo në Minsk.
Behrami ka hezituar të japë deklaratë, duke e ruajtur gjithë fokusin e tij tek meçi i nesërm, ndërsa trajnerët e tij, Shefki Bogujevci e Besim Brahimi, ndihen optimistë se Behrami do të kthehet në Kosovë me medalje.
Fitorja e mundshme, Patriotin e dërgon në gjysmëfinale dhe njëkohësisht i siguron të paktën medaljen e bronztë, që do të ishte e katërta.
Meçi Behrami – Sotomayor, fillon në ora 16:15.
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK