Përveç flokëve që s’i pamë të drejta as edhe një sekondë, një tjetër problem i yni gjatë verës është make up-i. Mjafton pak djersë për t’u yndyrosur dhe ku shkoi gjithë ai mund? Gjithsesi, ka diçka që mund t’ua ndryshojë këtë dhe ai ndodhet në sirtarin e të dashurit apo babait tuaj.
E kemi fjalën për locionin e pas rruajtjes, të njohur botërisht si “aftershave”. Nëse ende nuk jeni mësuar me idenë e të përdorurit të një baze makeup-i ose ju duken tepër të rëndë, atëherë kjo është zgjidhja ideale për ju.
Aftershave-i është një produkt tepër i lehtë dhe për më tepër hidratues që do të ndihmojë në balancimin e prodhimit të yndyrës së lëkurës dhe do të krijojë një bazë të lëmuar për makeup-in. Pra filloni me larjen e fytyrës, aplikoni një pikë aftershave, kryesisht në zonat më të yndyrshme, lëreni të thahet për pak minuta dhe vijoni me makeup-in.
Pastaj, dilni në diell dhe shihni rezultatet!
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...