Kuvendi i Kosovës sot miratoi raportin për hetimin e deportimin e gjashtë turqve.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media rreth këtij vendimi të Kuvendit.
LDK vlerëson se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë, transmeton Arbresh.info
Më poshtë e keni komunikatën e plotë të LDK-së:
Pas shumë shtyrjeve dhe sabotazhit të punës së Komisionit Hetimor lidhur me deportimin e
shtetasve turq, sot Kuvendi i Kosovës e miratoi raportin ku specifikohen qartë 31 shkelje të Kushtetutës, Ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme që lidhen me procedurat për deportimin e shtetasve të huaj.
LDK-ja vlerëson se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë. Përfundimet e këtij Komisoni e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejt dhe indirekt në deportimin e 6 turqëve. Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase.
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...