
U.S. President Donald Trump speaks to reporters in the Rose Garden after a meeting with U.S. Congressional leaders about the U.S. government shutdown and border security at the White House in Washington, U.S., January 4, 2019. REUTERS/Carlos Barria
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha këtë të shtune se ai do ta anulojë përkohësisht planin për depërtimin e meksikanëve. Arsyeja e këtij anulimi Trump tha se është fakti që kërkon të bëj një kompromis me liderët e Partisë Demokratike.
Presidenti, sipas mediave ndërkombëtare, ka pasur presion të madh nga demokratët të cilët kërkonin që emigrantët të mos depërtoheshin dhe familjet të mos ndaheshin. Këtë plan ata e konsideronin johuman dhe se do të kishte efekt tek familjet meksikane në vend.
Trump shkroi në rrjetin social Twitter se ai po e shtynë planin për shkak të kërkesës së demokratëve, e të shihet nëse mund të arrihet ndonjë kompromis, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.
Por ai e paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje për atë që ai e quajti “problemet me azilantë”, atëherë depërtimi mund të fillojë.
Liderja e senatorëve demokratë, Nancy Pelosi, më parë kishte thënë që ky plan “do të injektonte terror tek komunitetet dhe do t’i ndante familjet”.
Ajo tha se plani i presidentit do të shkaktonte “dhunë dhe do të kryheshin krime serioze”.
Trump, në vitin 2016, shumicën e fushatës e zhvilloi me retorikë anti-emigracion.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...