Kryeqyteti i Çekisë, Praga nuk ka parë diç të ngjashme që nga viti 1989 gjatë “Revolucionit të Kadifesë” kur u rrëzua regjimi komunist në Çekosllovakinë e atëhershme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth 400 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkohet dorëheqja e kryeministrit çek Andrej Babish për akuzat për mashtrim dhe pagesë të subvencioneve të ish-kompanive të tij.
Në tubimin protestues në Pragë, i cili është caktuar për të dielën priten mbi 100 mijë njerëz për të ushtruar presion shtesë ndaj miliarderit populist që të largohet.
Pritet që protestat në parkun Letna të Pragës të jenë më të mëdhatë që nga “Revolucioni i Kadifesë” në vitin 1989 dhe jo vetëm, tubime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në disa qytete çeke.
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...