Edhe pas 20 vitesh të përfundimit të luftës dhe 11 vjet shtet, vendi ynë ende nuk ka dërguar në vend amanetin e dëshmorëve të cilët dhanë jetën për liri.
Kështu ka thënë në një intervistë për Arbresh.info, ish-luftëtari i UÇK-së, tashmë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.
“Akoma s’është bërë mjaftueshëm për amanetin e luftëtarëve përderisa serbët po flasin për betejën e Koshares si të tyre. Po flasim për kufirin me Shqipërinë. Ne jemi në borxh ndaj të gjithë dëshmorëve, ndaj amanetit dhe veprave të tyre dhe nga familjet e fëmijët e tyre”.
Këto deklarata nënkryetari i Prishtinës, e ka dhënë në ditën kur po kujtonte bashkëluftëtarin e tij Basri Canolli-Shpendi, i cili u vra në përballje me serbët.
“Është e vërtet se me Shpendin kam qenë bashkëluftëtar. Pas një marrëveshje që u arrit në atë kohë në Kumanovë, ne morëm obligimet dhe komandën nga shtabi jonë që ne të shkojmë aty dhe në ora 03:00 të mëngjesit në dy luftim në fshatin Leshtarë, Shpend Canolli ra dëshmorë. Ajo çka u tha për Shpendin është vetëm gjysma e punës së tij. Ai ishte njëri nga liderët e njësiteve tona.
Për tu përshkruar vepra e një heroi dhe dëshmori të kombit nuk ka fjalë. Është e pa përshkruar vepra e luftëtarit. Ai thoshte se nuk ka liri pa u dëbuar edhe çizmja e fundit e shkijve. Jonë bartë armët me qerre dhe janë pru në zonat e luftës.”
Nënkryetari i Prishtinës, Pacolli, tutje ju ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të kthejnë kokën nga veprat e dëshmorëve dhe mos t’i harrojnë amanetet e tyre.
“I bëj ftesë të gjithë institucioneve të Kosovës që të kthejmë kokën dhe sytë nga vepra e dëshmorëve më kusht që s’do ta harrojmë të kaluarën dhe ta ndërtojmë një të ardhme të ndritshëm”./Arbresh.info/
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë