Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka ardhur me një deklaratë, në rrjetin social “Twitter”, ku iu bënë thirrje publikisht të gjithë mbështetësve të mblidhen paqësisht dhe të refuzojnë dhunën me çdo kusht.
Në deklaratën e plotë shkruhet se Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar dhe nxisin të gjithë qytetarët të mbështesin parimet e sundimit të ligjit e të refuzojnë dhunën.
“Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar, sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndërkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi. Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi dhe të mblidhen paqësisht.
“Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.”
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...