Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka filluar turneu i takimeve me të rinjtë nëpër tërë Kosovën, me moton “Rinia është shpresë për vendin”.
Takimi i parë i këtij turneu u zhvillua me të rinjtë e komunës së Shtimes, ku mori pjesë edhe Ministri Kujtim Gashi, shkruan arbresh.info
Më këtë rast, ministri Gashi tha se përveç programeve dhe projekteve rinore, me të rinjtë e Shtimes diskutuan edhe për tema të cilat e preokupojnë shoqërinë e vendit.
“Filluam turneun e takimeve me të rinjtë tanë, për t’i konsultuar ata për të gjitha programet dhe projektet rinore, por edhe për tema të tjera që na preokupojnë si shoqëri, duke filluar nga shkollimi, punësimi, luftimi i dukurive negative, roli në vendimmarrje e deri tek arsyet e largimit të të rinjve nga vendi ynë” tha Gashi
Tutje Gashi tha se ky themelim I fondit rinor ka ndikuar për të mirë në mbështetjen e të rinjve
“Ishte pajtim i përbashkët se themelimi I Fondit Rinor ka ndikuar dukshëm në mbështetjen e të rinjve dhe organizatave rinore të cilat kanë përfituar në fushat e pjesëmarrjes, edukimit, shëndetit, sigurisë njerëzore, punësimit, sportit, kulturës dhe rekreacionit” u shpreh Gashi
Ai shtoi se duke shfrytëzuar Fondin Rinor si program i veçantë, i themeluar për t’i mbështetur të rinjtë tanë, përfitimet do të jenë në rend të parë të ta. Ai i inkurajoi ata të punojnë dhe të angazhohen sa më shumë, e në këtë mënyrë suksesi nuk do t’iu mungojë asnjëherë./Arbresh.info




“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...