Hendbollistët juniorë të Kosovës (U-21) të martën (sot) nisin përgatitjet për kampionatin botëror që mbahet në Spanjë nga 16 deri më 28 korrik.
Për herë të parë një përfaqësuese e Kosovës në sportet ekipore do të paraqitet në ngjarjen më të madhe, ndërsa synimet e hendbollistëve janë për të kaluar në 1\8 e finales së botërorit.
Hendbollistët do të mblidhen në Banjë të Pejës, ku do të zhvillojnë fazën e parë të përgatitjeve. Shtabi teknik ka vendosur të ftojë lojtarët që edhe siguruan paraqitjen në botëror, përmes suksesit në IHF Trophy për Evropë dhe në fazën ndërkontinentale. Bartës të lojës pritet të jenë kapiten Jon Muqolli, pastaj Drenit Tahirukaj, Albin Xhafolli, Lulzim Shabani, Besian Abazi, Arben Dugolli, Festim Mustafa, Adrian Halili e ndonjë tjetër. Shumica prej 18 lojtarëve të ftuar bëjnë karrierë në klube të vendit, shkruan Koha Ditore.
Në të vërtetë gara IHF Trophy, që për synim ka zhvillimin e hendbollit, për herë të parë ka ofruar biletë për botëror. Dhe atë e mori Kosova U-21 duke fituar në dy faza të kësaj gare.
Në botëror Kosova është në grupin C së bashku me Bahrejnin, Brazilin, Kroacinë, Hungarinë e Portugalinë. Katër të parët në grup avancojnë. Kosova e synon atë pozitë të katërt, me shpresë për sukses ndaj Bahrejnit e Brazilit. Ndeshjen e parë Kosova e luan më 16 qershor në Pontevedra ndaj Kroacisë. Në të njëjtin qytet luan më pas edhe me Hungarinë, Portugalinë, Brazilin dhe në fund me Bahrejnin.
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...