KEDS përmes një komunikate për media ka njoftuar për një zjarrvënie të qëllimshme në Fushë-Kosovë rreth orës 1 pas mesnate.
Persona të pa përgjegjshëm kanë djegur bërllokun dhe si rrjedhojë janë djegur kabllot e tensionit të ulët duke lënë pa energji elektrike për afro një orë mijëra qytetarë.
Përkundër kohës pas mesnate, ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta sanojnë dëmin dhe konsumatorëve t’ua kthejnë energjinë elektrike rreth orës 1 e 50.
KEDS apelon tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi pasojat në asetet energjetike, sidomos kur afektohen ato të tensionit të mesëm, mund të jenë katastrofike, godasin furnizimin njëherësh të mijëra qytetarëve dhe riparimi i tyre kërkon kohë të gjatë.

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...