Trim Ademi, i njohur për publikun si Capital T, vazhdon të jetë njëri prej reperëve më të suksesshëm në tregun tonë muzikor.
I gjithë ky sukses i Kapos vjen në bazë të punës që ka bërë deri më tani, ndërsa vazhdon të jetë aktiv me materiale të reja muzikore.
Ai së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, teksa shfaqet gjysmë i zhveshur dhe tregon se ka punuar mjaft shumë në fizikun e tij.
“Angazhim gjithë dimrin për të shkëlqyer gjithë verën, shihemi në turne, e më vonë gjatë këtij muaji e keni bombën e radhës se akoma nuk ia ka nisur vera si duhet”, ka shkruar Kapo në postimin e tij të ndarë me ndjekësit në Instagram.
Ai po ashtu tregon se në fund të këtij muaji do të vijë me këngë të re, derisa po e shijon suksesin e një prej realizimeve të fundit “Mercy”, në bashkëpunim me Moe Phoenix dhe Jumpa.
Reperi edhe këtë verë do jetë i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme./telegrafi
https://www.instagram.com/p/ByvUW7Ah5rD/?utm_source=ig_embed
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes