“Veçerenje Novosti” shkruan se shtetet perëndimore janë duke bërë gati direktivat për marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi.
Beogradi dhe Prishtina së shpejti mund të marrin direktivat për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për çështjen e Kosovës nga shtetet perëndimore, shkruan e përditshmja serbe “Veçerenje Novosti”, transmeton lajmi.net.
Sipas saj brenda “kornizës së specifikuar” do të ketë edhe hapësirë për “amandamente” të mundshme. Kjo mënyrë e punës, sipas mendimit të liderëve perëndimore do të përshpejtojë zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Novosti” shkruan se Samiti në Paris, nëse realizohet, mund të definojë se çfarë përmbajnë rekomandimet.
“Novosti” përkujton se në vitin 2005, Kontakt grupi krijoi tri principe themelore për bisedime në lidhje me statusin e Kosovës, të mos ketë ndarje të Kosovës, të mos ketë kthim të gjendjes para vitit 1999 dhe të mos ketë bashkim të Kosovës me shtetet fqinje.
Ish ambasadori i Serbisë në Berlin dhe Vjenë, Milovan Bozhinoviq ka thënë se nga sjellja e akterëve aktualë në procesin negociator mund të thuhet se ekziston dëshira për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare nga të dyja palët.
Me porosinë e fundit nga Shtëpia e Bardhë, Beogradi dhe Prishtina kërkohet të ndalin retorikat ekstreme dhe të punojnë për arritjen e marrëveshjes e cila ka për qëllim “njohjen e ndërsjellë”. /Lajmi.net/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...