Sot në Pejë është përuruar sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, në të cilin është përuruar edhe shtatorja e heroit të UÇK’së, Shkëlzen Haradinaj.
Në përurim ka marrë pjesë edhe djali i tij, Luan Haradinaj, i cili ka shkruar një dedikim prekës për babain e tij i cili ka rënë heroikisht në luftën kundër pushtimit serb.
“Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot.
Po m’i rreh shpatullat e po më thua “Jam krenar me ty”.
Sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, sot ndjehem më i madh se kurrë. Lavdi veprës tënde, përjetësisht me ne”, ka shkruar Luan Haradinaj, raporton Express.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka bërë edhe zbulimin e Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj