Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart shërbimin e gjeneralit Joihn C. Boyd në Kosovë.
Haradinaj mori pjesë në pritjen lamtumirëse për Boyd dhe tha se shërbimi i tij ishte unik për paqe dhe siguri në vend.
“Gjeneral John C. Boyd është njeriu i Kosovës dhe Kosova tashmë është shtëpia e tij e dytë. Sonte, në pritjen lamtumirëse për gjeneralin Boyd organizuar nga komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, nderuam shërbimin e tij unik për paqe e siguri për vendin tonë duke u shndërruar në një inspirim të madh. Faleminderit Gjeneral!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur
Tri skuadra të njohura të Premier Leagues e kontaktojnë senz...