Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka falënderuar edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën, raporton arbresh.info.
Duke e publikuar video mesazhin e dërguar nga Blair, Thaçi ka thënë se në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij.
“Tony Blair, ish-kryeministri britanik, ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë tonë. Në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij. Kosova, populli ynë, asnjëherë nuk i harron miqtë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën! Faleminderit edhe për këtë video mesazh!”, ka shkruar Thaçi./Arbresh.info

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2282396698689180/
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë
Barazhi i Superligës, të shtunën në Drenas
Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drej...
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës