Ish-komandanti i UÇK’së, më pas dhe TMK’së, Agim Çeku, i ftuar në emisionin FRONTAL të T7, ka folur për rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai ka thënë se në rast se nuk do të ndërhynte NATO-ja, Kosova mbase do të ishte edhe sot e kësaj dite në luftë me Serbinë. Ndoshta ende do të ishim në luftë. UCK-ja kurrë nuk do ta ndalte luten. Ka qenë edhe populli i vendosur. Ndoshta edhe sot kishim pas luftë”, ka thënë ai.
Çeku thotë që prej momentit të daljes publike të UÇK’së, ushtarët ishin betuar që nuk do të hiqnin uniformën pa u çliruar Kosova.
“Nga momenti i parë kur është bërë e ditur që Kosova ka pasur ushtri, të gjithë kanë thënë se asnjëherë nuk do të heqin uniformën”, ka treguar ish-komandanti i UÇK’së.
Me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së, në Kosovë janë duke qëndruar ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane, Madelenie Albright./GazetaExpres/
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...
Shkon në 39 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në...
Mijëra viktima nga protestat/ Mjekë dhe dëshmitarë përshkrua...
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi i Shq...