Cristiano Ronaldo thuhet se e ka thirrur mbrojtësin Marcelo t’i bashkohet atij në Juventus.
Siç raporton Tuttosport, sulmuesi portugez e ka ftuar ish bashkëlojtarin e tij në Real Madrid që t’i bashkohet atij te “Zonja e Vjetër” por një tjetër raport sugjeron se braziliani dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën me bazë në Torino, Ronaldo është “i gatshëm” për të shtruar një tjetër ftesë për Marcelon ndërkohë që një fushatë rreth tij ishte bërë edhe vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, skuadra në Madrid thuhet se do të finalizojë një marrëveshje me mbrojtësin e Olympique Lyonnais dhe Francës – Ferland Mendyn.
Megjithatë, ESPN thekson se 31-vjeçari planifikon të vazhdojë qëndrimin si një lojtar i ‘Loc Blancos’ dhe do të luftojë për pozitë startuese./arbresh.info/
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...