Haradinaj ka falënderuar Clinton-in që ndihmoi të fitohet lufta dhe që bashkë të ndërtohet paqja.
Kryeministri i vendit tha se falë vendosshmërisë së Clinton, humanizmit dhe guximit të tij u jetësua e drejta për liri dhe demokraci.
Postimi i plotë:
Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!
Mirë se erdhe në shtëpin tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!
Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!
President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.
Zoti e bekoft Amerikën!
Zoti e bekoft Kosovën!
RH
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...
Shkon në 39 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në...
Mijëra viktima nga protestat/ Mjekë dhe dëshmitarë përshkrua...
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi i Shq...