Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka shprehur përkrahjen e tij për aksionin e ndërmarrë sot nga Drejtoria e Inspekcionit ku janë rrënuar disa objekte pa leje.
Kreu i Skënderajt ka thënë se nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin.
Ai po ashtu ka thënë se nuk do të lejojmë askënd që të bëjë ndërtime pa iu nënshtruar procedurave ligjore qoftë në Qyqavicë apo edhe diku tjetër brenda territorit të Komunës së Skenderajt.
Postimi i plotë:
Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin!
Sot, përmes Drejtorisë së Inspektoratit kemi rrënuar disa objekte pa leje në Qyqavicë, brenda territorit të Komunës së Skenderajt.
Kështu ligji do të jet mbi të gjithë! Për këtë edhe e kam themeluar Drejtorinë e Inspektoratit që të punojmë në këtë drejtim.
Nuk do të lejojmë askënd që të bëjë ndërtime pa iu nënshtruar procedurave ligjore qoftë në Qyqavicë apo edhe dikun tjetër brenda territorit të Komunës së Skenderajt.
Nuk do të lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt, pjesë e cila është interes i përgjithshëm i Komunës.
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin