Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar formimin e një komisioni hetimor parlamentar për veteranët e rrejshëm të UÇK-së, ndonëse në Kuvend ka deputetë me aktakuzë të konfirmuar për “Mashtrim me listat e veteranëve”. Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se kjo çështje i takon Prokurorisë dhe jo politikës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do t’i hetojë veteranët e rrejshëm të UÇK-së. Por brenda Kuvendit, të cilin e drejton Veseli, ka deputetë me aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria për “Mashtrim me listat e veteranëve”. Një aktakuzë të tillë e ka deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj.
Iniciativa e Veselit nuk përkrahet as nga partitë opozitare, përfaqësuesit e të cilave thonë se kjo çështje i takon Prokurorisë, me ç’rast politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi. Madje, sipas opozitës, kjo çështje është fushatë politike nga ana e Kadri Veselit, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Kreu i Kuvendit gjatë një konference për medie të dielën ka theksuar se kjo iniciativë ka ardhur pas abuzimeve me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër