
U.S. President Donald Trump speaks to reporters in the Rose Garden after a meeting with U.S. Congressional leaders about the U.S. government shutdown and border security at the White House in Washington, U.S., January 4, 2019. REUTERS/Carlos Barria
“Hëna, pjesë e planetit Mars”, është ky mesazhi më i fundit në Twitter i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka lënë të habitur shumëkënd dhe ka shkaktuar mjaft reagime.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka bërë gafën e radhës në përpjekje për të kritikuar NASA, duke thënë se Hëna është pjesë e Marsit.
“Me të gjitha paratë që shpenzojmë, NASA nuk duhet të flasë për të shkuar në Hënë. E bëmë 50 vjet më parë. Duhet të përqendrohet në gjëra shumë më të mëdha që jemi duke bërë, përfshirë Marsin, ku bën pjesë dhe Hëna, Mbrojtjen dhe Shkencën”.
Ka qenë ky mesazhi në Twitter i Presidentit amerikan Trump, i cili ka befasuar të gjithë dhe ata që kanë njohuritë më bazike të astronomisë. Përveç kësaj në 13 Maj Trump deklaronte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të riktheheshin në Hënë.
Kritikët e presidentit mendojnë se ai që e ka detyruar të ndryshojë qëndrim kanë qenë Fox News, një rrjet televiziv të cilin Trump e admiron shumë. Pak para deklaratës së Trump, drejtuesi i Fox News, Neil Kavuto u shpreh skeptik për planet e rikthimit në Hënë duke u shprehur: “Po përqendrohemi sërish tek udhëtimi në Hënë…por a nuk e bëmë një gjë të tillë shumë kohë më parë?”/abcnews.al/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor