Teksa presidenti i Kosovës Thaçi akuzoi presidentin serb Vuçiq për kushtëzim, përkatësisht pengim të vazhdimit të dialogut me Kosovën, ishte Aleksandar Vuçiq ai i cili deklaroi se pa u hequr taksa nuk do të ketë vazhdim të dialogut.
Madje presidenti serb tha se nëse Kosova e heq taksën ndaj produkteve serbe, atëherë Serbia menjëherë do të rikthehet në dialog.
Përplasje mes dy presidentëve pati edhe lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin e kërkoi presidenti serb Vuçiq. Mirëpo edhe për këtë presidenti i Kosovës Thaçi theksoi se Asociacioni do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Njohësit e çështjeve politike në vend shprehen të bindur se dialogu Kosovë – Serbi nuk të vazhdojë së shpejti, për shkak se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën.
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...