Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett, ka vlerësuar shkarkimet e fundit nga pozitat e larta të dënuarve për korrupsion dhe krime lufte.
Diplomati amerikan i cili vazhdimisht bënte thirrje për shkarkimin nga detyrat të dënuarve për korrupsion dhe krime lufte, këtë e sheh si shenjë inkurajuese.
Kosnett thekson se pret të shkarkohen edhe zyrtarë të tjerë, duke shtuar se është i kënaqur me raportimin e mediave për emërimet e të dënuarve në pozitat e larta zyrtare.
“I kënaqur të shoh mediat duke folur për një kriminel tjetër të luftës, i emëruar në detyrë. Shkarkimet do të vënë në pah respektimin e ligji”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...