Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Podgoricë.
Edhe në stërvitjen e sotme “Dardanët” punuan me intensitet të madh dhe me përkushtim.
Përzgjedhësi Bernard Challandes punoi edhe në detaje për skemat e tij me të cilat synon që të marrë rezultatin pozitiv të premten kundër Malit të Zi.
Atmosfera në Kombëtare është jashtëzakonisht e mirë dhe të gjithë janë optimistë se në këto dy udhëtime do të nxjerrin rezultate pozitive.
Theksojmë se ndeshjen mes këtyre dyja ekipeve në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020 do ta drejtojë italiani, Daniele Orsato.
“Dardanët” udhëtojnë sot në orën 14:00 drejt Podgoricës ku nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para përballjes me Malin e Zi.
Ndryshe, Kosova dhe malazezët do të takohen gjatë ditës së premte me fillim në ora 20:45 në stadiumin e kryeqytetit malazez.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...