Anel Rashkaj ka folur në konferencën për shtyp pas stërvitjes së sotme (e hënë) të Përfaqësueses së Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës po zhvillon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, kundër Malit të Zi më 7 qershor dhe Bullgarisë me të 10-tin.
Për këto dy ndeshje ka folur ish-kapiteni i Kosovës, Rashkaj, i cili ka thënë se është i kënaqur me rikthimin, ndërsa është optimistë për rezultate pozitive.
thënë fillimisht Rashkaj në konferencën pas stërvitjes shkruan Telegrafi.
“Tani në grup janë shumë lojtarë që më parë nuk kanë qenë, por mendoj se kualiteti tani është shumë më i lartë”.
“Shumicën e tyre i njoh, pasi i kam ndjekur të gjitha ndeshjet dhe më kanë pritur shumë mirë”.
“Ekipi është në një seri të mirë. Kundër Bullgarisë munguan vetëm tre pikët sepse loja ishte shumë e mirë”.
“Nëse i marrim parasysh ndeshjet e deritashme duhet të jemi optimistë”, përfundoi ish-kapiteni i Kosovës.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person