Zvogëlim i nivelit të punësimit, rritje e borxhit publik, ulje e investimeve të huaja direkte dhe rritje e deficitit buxhetor, janë disa nga gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili është publikuar ditë më parë.
Përhapja e ekonomisë joformale, nismat për pagat e punonjësve publikë dhe transferimet sociale për grupe të veçanta, mbeten shqetësimet kryesore të KE-së, e të cilat, sipas tij, krijojnë rreziqe të rëndësishme fiskale dhe ndikim negativ në stabilitetin makroekonomik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo situatë, sipas KE-së, ka penguar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Kësaj i shtohen edhe niveli i lartë i korrupsionit dhe sundimi i dobët i ligjit.
Kosova, sipas këtij raporti, ende nuk po arrin të kalojë fazën e hershme të ndërtimit të një ekonomie të mirëfilltë të tregut. Ndërkohë, taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, në nëntor të vitit të kaluar, sipas raportit, përbën një shkelje drejtpërdrejtë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA)
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...