Mbi 90 banorë në fshatin Floq të Korçës, por edhe të disa zonave përreth e kanë kaluar natën jashtë në 50 çadra që u ngritën nga Forcat e Armatosura pas tërmetit që u regjistrua dje, ndërsa lëkundjet ende vijojnë. Banorëve ju është siguruar ushqimi, uji i pijshëm, krevate dhe batanije. Frika dhe paniku ndihet ne cdo familje ne fshatin Floq.
Përpos ditës së djeshme ku u regjistruan mbi 20 lëkundje pas tërmetit 5.3 ballë edhe sot kanë vijuar. Prej orës 00:35 minuta deri në 09:00 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 6 lëkundje me magnitudë deri në 3.5 ballë duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët e juglindjes së vendit. Epiqendra e tërmetit është fshati Floq.
Mes banorëve te evakuuar ka shumë fëmijë e gra, madje dhe shtatzëna. “U ndjeva shumë keq, jam edhe shtatzënë 7 muajshe. Në këto kushte nuk e përballoj se nuk jam mësuar. Asnjë lloj ndihme nuk kam marrë, kam gjithë ditën në diell dhe në këmbë ngaqë kisha frikë. Nuk jam e sigurt, do ta kaloj natën me frikë” u shpreh njëra prej tyre për Report Tv.
Drejtori i përgjithshëm Haki Cako ishte dje me banorët që u prekën nga këto lëkundje ku deklaroi angazhim maksimal të institucioneve. Nga tërmeti janë dëmtuar mbi 100 banesa, ndërsa 4 persona u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut.
Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëh...
“Nuk e nominova për hakmarrje”, Brikena sqaron pse e nominoi...
Eskalon debati mes Limit dhe Albës: Nuk flet me prindërit, m...
Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit, vazhdon ndjekjen...
Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz, Bosnja dhe Herce...
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën