Një ditë para protestës së madhe, të njoftuar nga opozita e bashkuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha fton gjithë shqiptarët që të mblidhen në sheshin para Kryeministrisë. Shefi i opozitës thotë se nuk ka asnjë hap prapa për çlirimin e vendit nga e keqja.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa“- apelon Basha, duke ftuar gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, teksa poston edhe këtë video si mesazh të fortë të tubimit.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama sot publikoi letrën e 7 të hapur, por nuk ia drejtonte kreut të PD. Zoti Rama iu drejtohej demokratëve, duke theksuar faktin se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor.
Njëkohësisht, Partia Socialiste ka njoftuar çeljen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit./Top Channel
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat