Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Forumin për Siguri që është duke u mbajtur në Budva të Malit të Zi, ka thënë se pavarësisht pakënaqësive dhe vonesave që është duke i bërë BE-ja karshi Kosovës, e ardhmja e kësaj të fundit është në Bashkim Evropian.
Pavarësisht deklaratave të tij për bashkim kombëtar, i pari i shtetit tha se duhet pasur durim që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes së Prespës, komunikimit mes shteteve të rajonit, rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bën vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën. Por, alternativa jonë është e vetmja e ardhmja për Bashkim Evropian”, tha presidenti Thaçi, në Forumin e Sigurisë “То be Secure” në Budva të Malit të Zi.
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund