I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë gruas rome fillimisht në Lipjan e sot edhe në Ferizaj.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky agresion i adoleshentëve ndaj qytetarëve për shkak të përkatësisë së tyre etnike është i turpshëm dhe i dënueshëm.
“Ne, me shumë mund e sakrifica po ndërtojmë një shtet të drejtë dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjitha komunitetet janë të lira e të barabarta, prandaj sulmet mbi pjesëtarë të komuniteteve pakicë, bien ndesh me vlerat tona tradicionale dhe parimeve ligjore dhe nuk do të tolerohen”, ka shkruar kryeministri.
Tutje, i pari i Qeverisë ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore duke kërkuar edhe nga prindërit e arsimtarët që të kenë kujdes në edukim.
“U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët kërkoj të kenë kujdes të shtuar për fëmijtë e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes”, ka shkruar Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1195338327257246
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...