Prince William e ka trajtuar Kate Middleton si shërbëtore në fillim të lidhjes së tyre.
Kështu pretendon autori i biografive të pjestarëve të familjes mbretërore, duke sjellë në librin “William and Catherine” edhe dëshmi të një miku të afërt të princit të Britanisë.
Ky i fundit, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka treguar se William e injoronte shpesh Kate. Madje, teksa bisedonte me persona të tjerë, kishte raste që sillej sikur ajo thjesht nuk ekzistonte. “Ai priste që ajo të rendte pas tij dhe sa më shumë ata njiheshin, aq më shumë e ngushtonte William zinxhirin”– citohet në librin biografik miku i Prince William.
Shkruhet gjithashtu se William ishte tejet kokëfortë në fillimet e lidhjes dhe shpesh herë e merrte Kate për të mirëqenë. Kujtojmë se çifti mbretëror është njohur me njëri-tjetrin rreth dy dekada më parë, teksa të dy ishin studentë. Sot ata janë prindër të tre fëmijëve; dy djemve dhe një vajze.
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...