Nesër e gjithë Shqipëria nën reshjet e shiut
Reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Meteorologët parashikojnë që ndryshe nga zakonisht, ky muaj do të mbyllet me shi.
Sa i përket ditës së nesërme, e martë 28 maj 2019, i gjithë territori i vendit do të ketë reshje shiu, të cilat në zona të caktuara do të jetë në formë shtrëngate.
E premtja është e vetmja ditë e javës kur do të ketë edhe kthjellime, për t’i lënë sërish vendin shirave, ditët e para të qershorit.
Në fillim të qershorit, vlerat maksimale që parashikohet të shënoj termometri variojnë nga 18-22 gradë Celcius.
RESHJET
Nesër (e martë dt.28) priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet pritet te bien kryesisht nesër pasdite; madje, ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 14 / 24 °C
në vendet malore: 10 / 19 °C
ERA
Nesër (e martë dt.28) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...
Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhi...