Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Mitrovicë ku ka vizituar Bashkësinë Islame të këtij qyteti, pensionistët, shoqatat e dala nga lufta, disa biznese si dhe ka qëndruar në Stantërg ku është themeluar një nëndegë e AAK-së në këtë lokalitet.
Me rastin e vizitës Bashkësisë Islame në Mitrovicë Haradinaj ripërsëriti angazhimin e tij që për Bashkësinë Islame, por edhe bashkësitë e tjera fetare në Kosovë, duhet të ketë program të veçantë financimi. Sipas Haradinajt punëtorët e Bashkësisë Islame të jenë zyrtare publikë dhe te paguhen nga buxheti i shtetit, institucionet fetare të lirohen nga pagesa e rrymës dhe të kenë lehtësime tjera.
Ndërsa pensionistëve të Mitrovicës Haradinaj, u ka thënë se do t’i përkrahë për të gjitha kërkesat legjitime të tyre duke u dhënë mbështetje edhe në Parlamentin e Kosovës.
Haradinaj vazhdoi vizitën edhe tek organizatat e dala nga lufta dhe disa biznese në këtë qytet.Në fund të vizitës Haradinaj qëndroi në Stantërg, ku u themelua nëndega e AAK-së në këtë vendbanim.
Haradinaj banorëve të Stantërgut iu tha se është e patolerueshme se si jetohet mbi pasuri të pashtershme e njëkohësisht të ketë kaq shumë problem me punësimin dhe kushte të rënda të jetesës.
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...
Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...