Kryetari i Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar sot se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovës, është tregues se si ky komuniteti nuk ka siguri dhe besim në institucionet e Kosovës.
Në intervistën e parë të bërë pas lirimit nga paraburgimi të dhen për Tanjug, Ivanoviq ka kritikuar institucionet e Kosovës se që nga paslufta (viti 1999), nuk kanë bërë asgjë për serbët, transmeton lajmi.net.
I pyetur për ndasitë brenda Listës Serbe dhe rastit të Aleksandar Jabllanoviqit, Ivanoviq ka vlerësuar se kjo nuk mund ta dëmtojë procesin e formimit të Asociacionit.
Ivanoviq është liruar ditë më parë që të mbrohet në liri me vendim të panelit të gjykatësve ndërkombëtarë.
Ai akuzohet për një sërë veprash penale, për krime të kryera ndaj popullatës civile shqiptare gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...
Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...