Më 22 Maj kanë filluar zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe do të përfundojnë nesër. Për këto zgjedhje janë deklaruar një numër i madh figurash publike në Kosovë, ndër të fundit është edhe ish-Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari.
“Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të përfundojnë nesër, kanë një rëndësi si asnjë herë më parë. Të gjitha parashikimet flasin për një rritje të ndikimit të partive të ekstremit të djathtë, që karakterizohen me ideologji kundër të huajve dhe kundër integrimit të vendeve të Evropës Juglindore (përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën) në BE”, ka shkruar Kiçmari në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Rasti i zv. Kancelarit proserb Strache, i cili u detyrua të jepte dorëheqje në Austri, dëshmon orientimin e qartë të këtyre partive të ekstremit të djathtë, të cilat kanë lidhje të ngushta me qarqet politike autoritare dhe biznesore të Rusisë. Ata flasin për patriotizëm, por janë në gjendje të vejnë në shërbim të Vladimir Putinit dhe bizneseve ruse resurset publike dhe shtetërore”.
Ai ka ftuar shqiptarët në Europë që të mos votojnë për ekstremin e djathtë.
“Bashkatdhetarët tanë me të drejtë vote në vendet e BE duhet t’i thonë JO ekstremit të djathtë, dhe të zgjedhin partitë politike që respektojnë harmoninë ndëretnike, shfaqin respektin ndaj të huajve, punojnë për mirëqenien sociale të qytetarëve dhe mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në BE”.
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan
Edi Rama: SHBA-të nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë
BE-ja paralajmëron për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me t...
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime
“Është nder i madh për mua”, çka i tha Trumpi – Ramës në let...
Një person në Deçan vetëplagoset në gishtin tregues