Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi (plotësim ndryshim) lidhur me financimin e projektit “Ndërtimi i QKMF në Gjilan”.
Në kuadër të këtij projekti, i cili, kap vlerën e mbi 1.1 milionë euro, janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë të bëj pagesën prej 562 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit për pjesën e mbetur prej 89 mijë euro.
Kryetari Haziri tha se zhbllokimi i këtij projekti është lajm i mirë, duke shtuar se ky projekt do të përfundojë në vitin buxhetor 2019.
Kryetari Haziri ka theksuar se ndërtimi i objektit të QKMF’së në Gjilan vlerësohet si zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare.
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan
Edi Rama: SHBA-të nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë
BE-ja paralajmëron për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me t...
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime
“Është nder i madh për mua”, çka i tha Trumpi – Ramës në let...
Një person në Deçan vetëplagoset në gishtin tregues